Njerëzit kanë nisur të dyshojnë se bëhet fjalë për ndonjë vra.sës në seri që shënjestron personat që dalin për vrap në zonën pranë. Të tjerë mendojnë se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë grup mafioz. Por autoritetet nuk duken dhe aq të bindur se bëhet fjalë për kr.ime.
Sipas policisë, këmbët nuk kanë shenja prerjesh, dhe gjasat janë që të jenë këputur me kalimin e kohës nga kufo.mat e nejrëzve që hidhen nga ura “Pattullo Bridge”, ku kanë ndodhur jo pak vetëvra.sje dhe trupat i ka marrë lumi, pa u gjetur dot nga autoritetet.
Në fakt, nga 13 këmbët që janë gjetur, të gjitha janë analizuar, dhe dy prej tyre u ka përkuar ADN-ja me dy persona që mendohet se janë zhdukur duke kryer vetëvr.asje te ura famëkeqe.
Por as skeptikët nuk binden, pikërisht nga fakti që në të 13 rastet bëhet fjalë për këmbë, jo gjymtyrë të tjera, dhe të gjitha janë me atlete sportive./Top Channel