Clirim Hoxha
Tallava mediatike…
Tallava e madhe sot me termat mediatike, u dorëzua apo u vetdorëzua.
Kuptohet, një pjese të politikës nuk i interesonte vetdorëzimi i tij. Ata kishin kohë që i numëronin policisë dështimet në arrestimin e KB. Ata e quajtën vetdorëzimin e tij si inisjativë të vet KB, pasi ashtu e mendoi se duhet të bënte?!
Të gjithë këta harrojnë se kush e kishte shpallur në kërkim KB tash dy vjet. Kush e kërkonte KB në çdo pjesë të teritorit të vendit. Harrojnë se, shërbimet policore dhe ato të inteligjencës kishin kohë me agjentët e tyre që mbanin në mbikqyrje 24 orë shtëpinë e KB, kush hynte, kush dilte, telefonat etj.
Si mendoni ju, një i shumëkërkuar dhe i fshehur prej dy vjetësh, a do vazhdonte të rrezistonte gjatë i strukur dhe i rrethuar në një vend të vogël si Shqipëria?
Sipas llogjikës së disa medieve, i bie që KB nuk u vetdorëzua se e kërkonin, por thjeshtë, kot fare, iu shkrep të pinte një kafe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe e ftoi atë për një kafe, duke i kërkuar që të bënte edhe një vizitë andej nga Drejtoria e Tiranës?!
Miq, Çezarit i jepni atë që i takon dhe mos aludoni kotësira me dështime dhe mbroçkulla të tilla. Policia e Shtetit duhet falënderuar, mbështetur dhe inkurajuar dhe këtë e bënë ndërkombëtarët dhe jo ne kombëtarët?!
Sa për garancinë që KB kërkonte nga policia, kuptohet. Ai ndihet i kërcënuar nga ata që duan ta destabilizojnë këtë vend për të shpëtuar kokat e tyre.
Ky vend do të bëhet një ditë, prandaj hiqiani shkopinjtë nga rrotat dhe lereni të shkojë përpara!