Kryemadhi: S’ka më pritje, bëhuni gati për…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje strukturave në qarqe të mos presin më por të bëhen gati për revolucioni.
Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, Kryemadhi edhe në vijim të vendimit të marrë si opozitë e bashkuar kërkoi mobilizim nga anëtarët e Komitetit Drejtues të qarqeve.

Kryetarja e LSI-së tha se të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër është të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve.

Jam e çuditur, kur për herë të parë dëgjojmë se si zoti Hahn në deklaratën e tij që ka bërë në Komisionin e Bashkimit Europian, kërkojnë hapur dhe kanë nxjerrë se kush është problemi i mungesës së dialogut politik në Shqipëri, kush është problemi i reformave në Shqipëri dhe ato ja kërkojnë hapur kryeministrit të Shqipërisë që të marri hapur përgjegjësitë e tij për bllokimin që ka bërë, jo vetëm për avancimin e reformave, por dhe për bllokimin e institucioneve shtetërore, për bllokimin dhe shkatërrimin e demokracisë, për instalimin e krimit të organizuar dhe mbi të gjitha për këtë largim dhe shpërngulje masive të shqiptarëve, duke u bërë azilkërkuesit më të mëdhenj në Europë, nga një vend si Shqipëria që është në mesin e saj.”, deklaroi Kryemadhi.

FJALA E PLOTË

Përshëndetje. Në fakt u bë pak ditë sepse nga Konventa Kombëtare sot jemi në mbledhjen e KDK-së. Arsyeja e mbledhjes së sotme me vendim të Kryesisë Ekzekutive dhe Kryesisë së Përgjithshme, ka të bëjë me angazhimet që ne si LSI kemi marrë në tryezën tonë të përbashkët të quajtur fronti opozitar. Kur tashmë jeni njohur nëpërmjet mediave për vendimet e fundit të frontit opozitar, ora të gjitha partive, bashkimit opozitar, kur situata nuk është sot në kushte normale. Nuk është se ka qenë në kushte normale, por jemi jashtë çdo parashikimi, lëvizjeje dhe normaliteti politik për të zhvilluar një jetë politike që duhet të bëjë një vend evropian.

Duke qenë se Shqipëria sot ndihet më e kërcënuar se çdo herë tjetër, roli i opozitës nuk është më thjesht një rol institucional, ka për detyrë stabilitetin e institucioneve duke filluar që nga Parlamenti, Komisionet e tij parlamentare apo dhe institucionet e tjera të pavarura, që tashmë nuk janë më të pavarura. Por janë të kapura dhe të grabitura nga dora e një njeriu të vetëm. Prandaj edhe qëndresa e opozitës ka një rëndësi shumë të madhe, ku koordinimi dhe organizimi i të gjitha forcave politike opozitare ka rëndësinë e vet, për sa i përket jo vetëm rakordimit të axhendës politike, por edhe drejt finalizimit të aksionit politik të opozitës së bashkuar.

Sigurisht që vendimi i opozitës së bashkuar është rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës. Është një vendim për të cilën e kemi artikuluar herë pas here, por tashmë e kemi institucionalizuar. Sepse largimi i Edi Ramës do të thotë që të kthejmë 400 mijë shqiptarët të cilët kanë ikur nga Shqipëria. Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të ulim taksat, të cilat u janë ngritur shqiptarëve gjatë gjithë kësaj kohe. Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të kemi një shëndetësi falas. Ose nëse nuk mundemi një shëndetësi falas, atë të cilën u ka premtuar Edi Rama, do të thotë që të kthejmë një shëndetësi të barabartë dhe jo me standarde të dyfishta. Por një shëndetësi të mirë dhe të detyrueshme për shqiptarët.

Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë që të plotësosh kërkesat e studentëve. Por jo vetëm kërkesat e studentëve, por edhe të ruash dhe të institucionalizosh integritetin e universitetit shqiptar dhe të pedagogëve shqiptarë. Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë të konsolidosh ekonominë shqiptare. Pra do të thotë që bizneset të cilat po mbyllen dhe po falimentojnë çdo ditë për shkak të politikave diskriminuese dhe për shkak të politikave që favorizojnë oligarkët, është e domosdoshme rrëzimi dhe largimi i këtij njeriu. Të rrëzosh dhe të largosh këtë njeri do të thotë që tu garantosh pensionistëve një pension që jo vetëm që të kujdesen për jetën e tyre, por edhe të kenë mundësi më të mira për të kaluar vitet e fundit të jetës së tyre si njerëz normal. Të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër do të thotë që të krijosh shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë shqiptarët.

Prandaj dhe aksioni i opozitës është shumë i qartë. Është shumë i qartë duke pasur parasysh jo vetëm premtimet, të cilat ne i lexuam dhe i dimë tashmë, dhe i shikojmë në ëndërr mashtrimet e tyre. I shikojmë si ëndërr të cilat kalojnë kalimthi në mendjen tona. Janë premtime që jo vetëm nuk u realizuan kurrë por përkundrazi, këto premtime u kthyen si ura të instalimit të ekonomisë kriminale. U kthyen në ura të instalimit të krimit të organizuar. U kthyen në ura të kapjes dhe grabitjes të shtetit shqiptar.

Sigurisht që aksioni opozitar kërkon vendosmëri dhe a jemi ne të vendosur? Sigurisht që jemi të vendosur! Jemi të vendosur më shumë se kurrë, jo për shkak të rotacionit politik, jemi të vendosur jo për shkak të pushtetit politik të njërit apo tjetrit, por jemi të vendosur për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të garantuar një të ardhme të garantuar për shqiptarët. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Jemi të vendosur për ta vendosur aksionin politik aty ku duhet dhe për t’u kthyer dinjitetin shqiptarëve.

Jam e çuditur, kur për herë të parë dëgjojmë se si zoti Hahn në deklaratën e tij që ka bërë në Komisionin e Bashkimit Europian, kërkojnë hapur dhe kanë nxjerrë se kush është problemi i mungesës së dialogut politik në Shqipëri, kush është problemi i reformave në Shqipëri dhe ato ja kërkojnë hapur kryeministrit të Shqipërisë që të marri hapur përgjegjësitë e tij për bllokimin që ka bërë, jo vetëm për avancimin e reformave, por dhe për bllokimin e institucioneve shtetërore, për bllokimin dhe shkatërrimin e demokracisë, për instalimin e krimit të organizuar dhe mbi të gjitha për këtë largim dhe shpërngulje masive të shqiptarëve, duke u bërë azilkërkuesit më të mëdhenj në Europë, nga një vend si Shqipëria që është në mesin e saj.

Ajo ç’ka dua të them dhe mendoj që është shumë e rëndësishme, faktikisht strukturat e LSI-së tashmë misionin e tyre. Ne kemi bërë mbledhje ku kemi folur për organizimin, kemi folur për situatën politike, por tashmë situata politike është shumë e qartë, është shumë flagrante kapje e të gjithë segmenteve të shtetit shqiptar, por na duhet zgjimi i anëtarëve të LSI-së, por përveç zgjimit të tyre, ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë mikpritës ndaj një fluksi të jashtëzakonshëm njerëzish që vijnë nga PS-ja, anëtarë të PS-së, votues të PS-së, të cilët ndihen të zemëruar. Ndihen të zemëruar, për shkak të mashtrimit që ka ardhur si rezultat i lidershipit të Rilindjes dhe ndihen të zemëruar edhe për shkak të përballjes së tyre me elektoratin, sepse nuk kanë më çfarë t’ju thonë.

Emërimet e fundit në qeverinë e Rilindjes, nuk kanë të bëjnë fare me Partinë Socialiste, kështu që automatikisht sot PS-ja është e flakur, për të mos thënë e përdorur dhe ka shërbyer si një mjet apo si një vegël për të kapur shtetin, për të kapur institucionet e shtetit, për të kapur strukturat e shtetit shqiptar dhe për ti kthyer në funksion të një sekti kriminal, i cili shumë shpejt do të vazhdojë dhe do të denoncohet çdo ditë e më shumë, disa nga opozita, disa nga institucionet e pavarura ndërkombëtare, disa nga mediat e pavarura, e kështu me radhë.

Në një vit e gjysëm, në më pak se 15 muaj, opozita shqiptare ka arritur që të ketë një aksion politik që për shumë veta mund të quhet jo i saktë, por unë do të thoja që në 27 vite demokraci apo tranzicion në Shqipëri, kjo opozitë ka arritur të ndryshojë 9 ministra , 2 prej të cilëve janë ministra të brendshëm, janë 7 ministra të tjerë me zëvendëskryeministër të cilët kanë në thelb të tyre palcën e qeverisë shqiptare e cila dashje pa dashje jo vetëm që ka rënë, por nuk përfaqëson më asnjë lloj force politike dhe nuk përfaqëson ato rreth 600 mijë vota te PS. Prandaj dhe misioni ynë politik është që dhe të gjithë faktorët politik dhe aktorët politik, sot nuk kanë të bëjnë më për rotacion politik, për të hequr njërin dhe për të vendosur tjetrin, sot të gjithë faktorët politik janë të kushtëzuar që të bashkohen me njëri tjetrin për të rikthyer në shinat kushtetuese institucionet shtetërore, për të rikthyer në shinat kushtetuese institucionet e kapura, duke filluar që nga Parlamenti i pari. sepse seance e të mërkurës tregoi hapur sesi Edi Rama ka frikë të përballet me ligjet dhe Kushtetutën shqiptare.

Jam e bindur që edhe sot shpjegimet e Kryetarit të Parlamentit, që kanë qenë thjesht një kuadrin e një larje të ndërgjegjes së tij sepse dashje pa dashje ne kemi një kapje të institucioneve të Parlamentit, ku ndalohet për herë të parë. Edhe në diktaturë bëhet sikur jepet fjala opozitës. Ndalohet e drejta e të folurit e deputetëve të opozitës. Absolutisht ky nuk është ndonjë shaka që ne mund të dalim në protestë sepse nuk na u dha fjala. Ky është një element nga qindrat elementëve të cilët janë flagrante në kapjen e shtetit apo dhe në uzurpimin e institucioneve të shtetit. Për të mos ta zgjatur shumë sepse do të dëshiroja që ta merrnin fjalën dhe kolegët e tjerë, dua që të bëj një sqarim shumë të thjeshtë. Për sa i përket anëtarëve të Komitetit Drejtues që vijnë nga qarqet e tjera jashtë Tiranës. Detyra juaj është që nuk ka më kohë për të pritur. Të ngrihen war-room-et, siç i quajmë zakonisht në fushata elektorale. Bëhuni gati për zgjedhje të përgjithshme, për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte, për çfarë të doni ju. Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur. Sot kush ka dëshirë që të ketë një jetë të garantuar për fëmijën e tij. Kush ka dëshirë që të ketë një punë të paguar, kush ka dëshirë që biznesi i tij të mos falimentojë. Kush ka dëshirë që të ketë një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Kush ka dëshirë që të ketë një drejtësi të barabartë, që të ketë një ekonomi të fortë, fëmijë të arsimuar, shkollë, infrastrukturë, që të ketë çdo gjë, që të ketë një shtet që ti garantojë dhe një shtet që ti mbrojë, nuk ka më kohë të presë. Por të dalë në rrugë, të protestojë dhe të protestojë në të gjitha mënyrat. Qofshin këto demokratike, të moderuara dhe kulturore

(m.k/BalkanWeb)

Loading...