Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për të mos neglizhuar simptomat e fruthit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për të kontaktuar menjëherë mjekun nëse dyshoni të keni disa shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë.
Në këtë rast ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin. Këshillohuni me mjekun tuaj për këtë.
Cilat janë simptomat e fruthit?
Shenjat e përgjithshme të këtij infeksioni përfshijnë: Kollë, temperaturë, skuqje të syve, dhimbje muskulare, dhimbje fyti, disa njolla te bardha në gojë, rrufë
Ndër shenjat më karakteristike të kësaj sëmundje është një skuqje (rash) e lëkurës që përhapet në të gjithë trupin. Kjo skuqje shfaqet që në ditët e para të infeksionit, fillimisht në fytyrë dhe kokë e më pas përhapet dhe në trup. z.tosku/ atsh/