“Daily Mail” shkruan se policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku thuhet se dy persona u trajtuan pasi kishin lëndime të lehta.
Ndërkohë Duka u vizitua nga një doktor në “Estate Sandringham”.
Nicholas Witchell, i cili është korrespondenti mbretëror, është shprehur se një dëshmitar ka thënë se Duka pas aksidentit ishte i ndërgjegjshëm, por shumë i tronditur.
Një 75-vjeçar i cili po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij 72-vjeçare, Victoria, ishte i parë dëshmitar në vendin e ngjarjes dhe që ndihmoi të plagosurit.
Princ Philip është përfshirë në një aksident një ditë më parë. Makina “Land Rover” me të cilën po udhëtonte Princi është përplasur rreth orës 14:45 me një tjetër automjet që kishte dy femra dhe një fëmijë 10-muajsh.
8668586-6604071-Prince_Philip_driving_a_Land_Rover_through_the_Balmoral_Estate_i-a-7_1547796943796
“Daily Mail” shkruan se policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku thuhet se dy persona u trajtuan pasi kishin lëndime të lehta.
Ndërkohë Duka u vizitua nga një doktor në “Estate Sandringham”.
8661720-6604071-File_image_shows_Prince_Philip_driving_his_Land_Rover-a-1_1547796811023
Nicholas Witchell, i cili është korrespondenti mbretëror, është shprehur se një dëshmitar ka thënë se Duka pas aksidentit ishte i ndërgjegjshëm, por shumë i tronditur.
Një 75-vjeçar i cili po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij 72-vjeçare, Victoria, ishte i parë dëshmitar në vendin e ngjarjes dhe që ndihmoi të plagosurit.
Sipas “Daily Mail”, Duka ka vendosur që të shkojë në shtëpi dhe do të qëndrojë 48 orë nën monitorimin e mjekëve për ndonjë lëndim të brendshëm.
Ndërsa dy femrat që ndodheshin në makinën tjetër janë transportuar në spital, ku njëra thuhet se ka thyer krahun, ndërsa tjetra për plagosje të gjurit. Fatmirësisht fëmija 10-muajsh nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Ekspertët kanë paralajmëruar herë pas here që të moshuarit duhet të kenë tepër kujdes në drejtimin e automjetit.
Sipas ligjeve për drejtimin e automjetit në Mbretërinë e Bashkuar, qytetarët duhet të aplikojnë përsëri për patentën e tyre sapo të mbushin 70 vjeç.
Korrespondentja mbretërore e Sky, Rhiannon Mills tha: “Natyrisht, fakti që ai është 97 vjeç, ka shqetësimet e veta. Ai është shumë i pavarur dhe aktiv.”
Ndërkohë Kryepeshkopi i Jorkut shkroi një lutje për Princin Philip pas aksidentit: “Perëndia i plotfuqishëm, burimi i gjithë mirësisë. Ne lutemi me përulësi për të bekuar Philip Dukën e Edinburgut. Mbroje atë me Frymën tënde të Shenjtë; ta pasuroni me hirin tuaj qiellor; çojeni në mbretërinë tënde të përjetshme, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë. Amen”.
“Duka i Edinburgut është përfshirë në një aksident trafiku rrugor me një automjet tjetër këtë pasdite. Duka nuk u plagos. Aksidenti ndodhi në afërsi të pronës Sandringham. Policia lokale mori pjesë në ngjarje”, thuhej në një deklaratë të Pallatit Buckingham.
Ndërkohë se Duka ka qëndruar me Mbretëreshën në Sandringham që nga Krishtlindjet. Ai u tërhoq nga jeta publike në gusht, 2017.
Ai nuk u bashkua me Familjen Mbretërore për shërbimin tradicional të Krishtlindjeve, por është shfaqur së bashku me Mbretëreshën në disa ngjarje që prej daljes në pension të tij.
Philip u martua me Elizabetën në vitin 1947 dhe ka qenë pranë gruas së tij gjatë gjithë mbretërimit të saj të gjatë.
Kujtojmë se Duka është përfshirë në një aksident edhe më parë. Në vitin 2010 ai plagosi kyçin e këmbës kur karroca e tij me kuaj goditi një pemë në Estate Windsor.