Duke analizuar me kujdes CV-të dhe karrierën e figurave kryesore të politikës, Top Story tregoi se disa prej tyre nuk kanë pasur diplomë universiteti në kohën kur janë bërë deputetë. Madje disa, kanë gënjyer për llojin e studimeve që kanë mbaruar.
Lefter Koka, ish kryetar bashkie i Durrësit, ish ministër i Mjedisit dhe deputet në parlament që nga viti 2009, është bërë deputet pa arsim të lartë.
Një rast tjetër që mori në konsideratë emisioni Top Story, është ai i z. Niko Peleshi. Ish zv. Kryeministrit dhe ish Ministrit të Bujqësisë në qeverinë Rama, të cilit iu deshën 13 vjet që të mbaronte universitetin.
Një rast i ngjashëm është edhe ai u deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili ka mbaruar universitetin 27 vite pas shkollës së mesme. Top Story zbuloi sesi deputetë qe mbarojnë kurse të rëndomta jashtë Shqipërisë, i vendosin më pas në CV sikur kanë mbaruar studime të larta.
Sadri Abazi është një i tillë, i cili kursin e shoferëve në Gjenevë, e ka paraqitur sikur të ketë mbaruar një universitet. Top Story u ndal edhe në rastin skandaleve të doktoraturave plagjiaturë.
Taulant Balla, deputet dhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian rezulton që doktoraturën e tij nuk e ka origjinale. Sipas dokumenteve ekskluzive, dokumentari tregoi se si i gjithë kapitulli 5-të i kësaj doktorature është plagjiaturë.
Balla e ka vjedhur atë informacion, nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit. Emisioni Top Story do të vijojë të denoncojë çdo shkelje, që prek direkt ose indirekt jetën e qytetarëve shqiptarë.
Top Channel