Mashtrimi i farmacive – Procedime penale (emrat)

Prokuroria e Tiranës, në datë 12 qershor 2018 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.

Ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret jane konsumuar edhe elemente të vepres penale të “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”.

Për këtë arsye, ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.

Mbështetur në të dhëna të bazuara se personi dyshohet për një k.rim dhe ka r.rezik të largohet për t’i shpëtuar procedimit u urdhërua ndalimi i 70 vjecarit i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”.

Po ashtu u urdhërua ndalimi i shtetasit Gazmend Pajtim Aliaj, lindur në Delvinë, i datëlindjes 16.02.1976, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”.

Loading...