Avokati i disa prej të ndaluarve, Enea Cenko, ka deklaruar për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, se në të vërtetë nuk janë biznesmenë por punëtorë të varfër të cilët kanë rënë viktimë të një skeme mashtrimi, ku iu është premtuar se do të ishin administratorë kompanish.
“Skema ka funksionuar e tillë; i është propozuar që të punësohen në rolin e administratorit, ata kanë pranuar, më pas kanë firmosur nën idenë se do të emëroheshin si administratorë, por më pas i kanë marrë prokurën. Nuk kanë arsyetuar shumë gjatë. Në të vërtetë ata janë të varfër, jetojnë në kushte migjeniste, menduan për një jetë më të mirë. Ata nuk kanë pasur as para për të paguar prokurat”, ka deklaruar avokati.
Ai përmendi më tej edhe njërin prej të ndaluarve si rast konkret, Aleksandër Gushon.”Aleksandër Gusho është një 50-vjeçar me shkollë të mesme. Sipas atyre që më kanë thënë komshinjtë e tij Aleksandri ka ardhur nga Jetimorja, është i vetëm, djali e ka braktisur, është ndarë nga bashkëshortja e tij, në frigoriferin e tij mund të gjesh vetëm një kile vaj”, u shpreh avokati Enea Cenko.
Krahas Gushos, sot dolën përpara gjykatës për masën e sigurisë: Bledar Metko, Kudret Menga, Erald Sotiri, Santiliano Çifligu, Rigerta Bakijasi, Gentjan Dedja, Anida Brahimi, Myfaret Ballushi, Asim Caci, Gerti Lago dhe Kristi Rrenja.
Por a janë në të vërtetë edhe biznesmenët e të tjerë të përfshirë në skemë mashtrimi si rasti i Alekandër Gushos?
Rrjeti, i cili ishte i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, i ka shkaktuar shtetit një dëm që përllogaritet në 18 milionë euro. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës prej disa muajsh.
Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH.
Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit. Kjo skemë ka përfshirë jo vetëm Tiranën, por ishte e shtrirë në disa qytete të rëndësishme.
Kompanitë dhe personat nën hetim:
SULA & LEO
Bruno Osmani
Administrator
Anida Brahimi
Ish administrator
Erisa Islam
Ish administrator
Erald Sotiri
Ish administrator
BRUNA AL
Luan Muka
Administrator
Petrika Treska
ish administratorë
Gerdi Lano
ish administratorë
JONUFRI
Myfaret Ballushi
Administrator
SIM 2B
Gentjan Dedja
administator
UFI 02
Kudret Memaga
Administrator
ORI
Kristi Rrënja
Administrator
LUMI 06
Lumturije Murati
Administratore
Naxhire Gurakuqi
Ish administratore
AA-117
Drita Frangaj
Administratore
R.S.I & T Group
Lirim Jella
Administrator
Robert Shabani
Ish administratore
AL-BER CO&CO
Esmeralda Cifligu
Administratore
Sentiliano Cifliku
Ish administratore
RI-GRE 96
Rigerta Bakijasi
Administratore
BLE-ME-18 INVEST
Bledar Metko
Administrator
EZ&LA
Emiljano Frroku
Administrator
NADA 2005
Diana Ramizi
Administratore
KRIST-AL CONSTRUCSION
Arsen Roci
Administrator
Aleksandër Gusho
Ish administrator
ÇAÇI
Arsim Çaci
Administrator
UELSI
Dritan Cungu
Administrator
FROGY 03
Vladimir Sheshi
administrator
Leli 17
Enver Sheshi
Administrator
O&B INVEST
Gëzim Disha
Administrator
Astrit File
ish administrator/Shqiptarja