Komentuesja,Monika Kryemadhit: “Je shtriga me e madhe e ketij shekulli idjotesia jote per te hedh hi syve shqiptarve eshte e turpshme se si do te justifikosh miljardat qe ke vjedh dhe qe femijet I dergon per studime jasht shtetit”

E ftuar mbrëmë në studion e “Open”, Monika Kryemadhi ka deklaruar se është kërcënuar në rrjetet sociale. Kryetarja e LSI u shpreh ndër të tjera se për t’i mbrojtur fëmijët nga këto mesazhe në Facebook ajo i kishte dërguar jashtë shtetit. Në deklaratat e saj, Kryemadhi shfaqi mungesë të thellë të argumentave politike për të përballuar panelin e debatit, e për rrjedhojë krijoi momente melodramatike për të tërhequr vëmendjen e audiencës si dhe për të fshehur përgjigjet evazive që pasonin pyetjet e gazetarëve.

Por momentet emocionale të krijuara nga Kryemadhi, për viktimizim para opinionit, ju kthyen asaj ‘boomerang’ nga një koment i vetëm. “A te vjen turp nga vetja kur shikon femijet e tu qe hane buken qe ti dikujt ja ke vjedhur“. Ky koment i bërë nga një fanse në rrjetet sociale, krahas video së Monikës ka tërhequr vëmendje maksimale, i ndjekur më pas nga një ineraktivitet masiv mes fansave: plot 656 ‘Like’ dhe me qindra komente në mbështetje të qytetares.
“Je shtriga me e madhe e ketij shekulli idjotesia jote per te hedh hi syve shqiptarve eshte e turpshme se si do te justifikosh milhardat qe ke vjedh dhe qe femijet I dergon per studime jasht shtetit”- shkruan dikush tjetër.

Mesa duket Kryemadhi nuk ka arritur ta përcjellë siç duhet mesazhin e asaj përballë audiencës duke i dhuruar vetes revoltën dhe mosbesimin e opinionit kundrejt retorikës dhe asaj që ajo si politikane përfaqëson. Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta i ftuar në një tjetër studio televizive, është shprehur se nuk është në dijeni të atyre që e shoqja kishte thënë në lidhje me kërcënimet në Facebook ndaj fëmijëve./Lexo

Loading...