Tingëllon një çmenduri e vërtetë, por na lejoni t’ju themi se Robertina Houbrechts është plot 97 vjeçe dhe gëzon një shëndet të shkëlqyer.
Kamerierja e cila i shërben çdo ditë, rrëfen për një media vendase se Robertina është një kliente mjaft speciale. “Fanny, më bëj edhe një tjetër”, tregon ajo teksa shton se shpesh herë e moshuara tejkalon edhe numrin e 22 birrave kur i ndodh të “zhytet” në kujtime të së shkuarës. Fanny rrëfen ndër të tjera se Robertinës i janë dhuruar 20 litra birrë, për faktin e të qenurit kliente e rregullt e barit.
Në këtë rast mund të themi fare mirë se, mosha është në të vërtetë ajo se çfarë ne perceptojmë për veten.
Loading...