GJERMANI – Një eses 94-vjeçar përpara drejtësisë për krime gjatë LIIB

Esesi 94-vjeçar gjerman, Johann Rehbogen, është nën akuzë për pjesëmarrje në vrasje, në lidhje me shërbimin e tij si roje në kampin nazist të përqëndrimit në Stutthof, në lindje të Gdanskut, theksuan sot autoritetet gjyqësore.

Nuk ka dëshmi të një krimi të veçantë nga Rehbogen, por më shumë se 60 000 vetë u vranë në kamp në dhomat e gazit dhe, sipas aktakuzës, ai ka qenë bashkëpunëtor në qindra vrasje.

Avokati i Rehbogen njoftoi se klienti i tij do të bëjë një deklaratë gjatë gjykimit, i cili filloi në Munster.

Mbrojtja thekson se njeriu nuk kishte në dijeni të vrasjeve dhe në çdo rast ai nuk mori pjesë në to.

Rehbogen jeton në qytetin e Borken, pranë kufirit holandez. Për shkak të moshës së tij, kohëzgjatja e gjykimit ishte e kufizuar në dy orë në ditë dhe jo më shumë se dy ditë rresht në javë.
ATSH Nga Oliver Serani

Loading...