Agroturizmi, normë e reduktuar e tatimit mbi fitimin

Lehtësitë fiskale për agroturizmin, që fillojnë të zbatohen nga data 1 janar 2019 do të sjellin zhvillimin në një dimension të ri të këtij sektori.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Malaj u shpreh sot, gjatë prezantimit të projektligjit të paketës fiskale 2019, në Komisionin e Ekonomisë se, qeveria ka vendosur një stimulim të mëtejshëm të sektorit të agroturizmit duke i përjashtuar ato nga taksa mbi infrastrukturën.

“Për të gjithë subjektet që certifikohen për aktivitetin e agroturizmit shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Norma e reduktuar e tatimit mbi fitimin 5 %, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi” deri në dhjetor 2021”, tha ai.
ATSH Nga Etleva Xhajanka

Loading...