Shpëtuesit po luftojnë për ta nxjerrë fëmijën shëndoshë e mirë duke dërguar pajisje të rënda në rrugë të pjerrëta.
“Është e mahnitshme energjia që ne po shohim këtu dhe dëshira për ta nxjerrë atë fëmijë”,- tha Angel Vidal, një nga inxhinierët e angazhuar në operacionin e shpëtimit, të premten në mbrëmje.
Julen ra në vrimën 25 cm e gjerë dhe 100 m e thellë, kur familja po kalonte nëpër një pronë private në Totalan, Malaga para një jave.
Zyrtarët nuk janë në gjendje të zbulojnë shenja jete, por thonë se po punojnë në mënyrë të atillë që ta gjejnë fëmijën gjallë.
Kamionët sollën pajisjet e shpimit dhe tubat e shpimit në vendin e ngjarjes të premten. Shpimi i parë i dy tuneleve ka nisur mesditën e sotme dhe do të kërkojë rreth 15 orë punë. Banorët e qytetitit janë lutur për Julen dhe për familjen e tij.
Media spanjolle shkruan se prindërit e djalit po vuajnë një tjetër tragjedi, pas asaj në vitin 2017 kur një djalë trevjeçar u vdiq papritmas nga probleme shëndetësore ndërsa shëtiste në plazh.
“Po përjetojmë orë tepër të vështira për të afërmit, miqtë dhe fqinjët e familjes dhe ne duam t’u dërgojmë atyre mbështetjen tonë në këtë moment”,- tha zëdhënësja e qeverisë Isabel Celaa të premten në një konferencë shtypi.
Babai i Julen, José Roselló, ka konfirmuar se e ka dëgjuar djalin të qante dhe 30 sekonda më vonë, nuk e dëgjoi më: “Do doja të isha varrosur unë atje poshtë dhe ai të ishte këtu, me të ëmën e tij.”
Autoritetet besojnë që Julen mund të jetë akoma gjallë nisur nga fakti se atje poshtë ka një xhep ajri.