Greqi:Protestat e dhunshme, 35 të plagosur, mes tyre 15 policë

Protesta masive të dhunshme përfshinë ditën e djeshme Greqinë, ku mijëra protestues me flamuj kombëtare kundërshtonin Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit. Gazetarja Ira London nga Athina në një lidhje telefonike për News 24 , u shpreh se të paktën 35 persona kanë mbetur të plagosur nga dita e djeshme, mes të cilëve edhe 15 policë.

“Përshëndetje nga Athina, akoma ndjehet marshimet e frikshme. Tashmë kanë filluar edhe publikimet e videojeve. Shumica e protestuesve ishin paqësore. Pjesëmarrja ishte shumë e ulët nga aq sa pritej. Episodet kanë qenë të gjata, madje janë sulmuar edhe gazetarë .

Bëhet e ditur se të paktën 35 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe 15 policë. Policia shprehet se kanë qenë të paktën 65 mijë protestues, ndërsa organizatorët shprehen për të kundërtën.

Pra këto ditë ka edhe zhvillime politike krahas ngjarjes së djeshme”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Loading...