Arta Marku pas mandatit si kryeprokurore e përkohshme do të futet në garë për të marrë një mandat si Prokurore e Përgjithshme. Ndaj ajo ka nisur luftën me ata që i sheh si rivalë të fortë në këtë garë, shkruan gazetarja, Anila Hoxha.
Reagimi i plotë i gazetares:
KLP e tregon veten sot. Per provimin e pavaresise. Ne dukje mbledhja ngjan proceduriale, por jo.. Dhe nis provimi me dy ankesat e dy prokuroreve te krimeve te renda Olsian Cela dhe Besim Hajdarmataj , te cilet kundershtuan ne KLP vendimin e kryeprokurores se perkohshme Arta Marku qe i caktoi pa pelqimin e tyre ne rrethe, gjate nje furtune te paprecedente te krimeve te renda
Disa muaj larg internimit te dy prokuroreve ,ne KLP sapo u shfaqen dy kampet e para
Qendrimi 1: jane anetaret prokurore te cilet jane te prere ne qendrimin e tyre , ata thone se ligji eshte i qarte, asnje prokuror nuk duhet te transferohet pa pelqimin e tij. Ky argument forcohet jo vetem nga ligji dhe nga vendimi i gjykates qe e konsideroi te paligjshem urdherin “Marku”
Nga grupi i anetareve prokurore brenda KLP vecohet anetari qe vjen nga prokuroria Besnik Cami, ish keshilltar i Arta Markut. Dhe nuk ndodh rastesisht . Ai po perpiqet fort te ruaje prestigjin e ish shefes, sepse loja eshte me larg se ketu. Ajo do kandidoje per Prokurore te pergjithshme ndaj edhe duhet ruajtur aureola e saj dhe jo vetem.
Se dyti , njeri nga prokuroret ankues eshte edhe Olsian Cela, te cilin Marku e “internoi”. Por ai pritet te garoje per postin e prokurorit te pergjithshem dhe zonjes Marku nuk i duhet perballe nje kandidat i forte andaj loja ne Klp eshte nen tavoline..Me preteksin ta shtyjme kete pike ta diskutojme here tjeter, nje propozim ky aspak i pafajshem , por pjese e skemes. Sepse se shpejti Klp do shpalle te hapur garen per prokuror te pergjithshem dhe me mire qe kjo histori te mbahet ne sirtare derisa sa …
Kampi 2 .. jane anetaret qe jane votuar ne parlament , ata bejne lojen e ” jo” , dhe hedhin tezen te shkojme ne kushtetuese , te bejme studim per te gjitha transferimet dhe bla bla bla te shohim cdo ndodhe
Kete klime e krasiti pak anetari Alfred Balla qe tha ” i degjova te dyja grupet” , megjithese edhe ai i vendos kapak ceshtjes ” ti marrim on block te gjithe te transferuarit” . Por qe thjesht fare do te thote , ta shtyjme edhe ca..
Keshilli i larte i prokurorise gjendet para provimit te pare. Te shohim sa shprese ka ky vend dhe sa e pavarur eshte Klp. Votat qe do hidhen sot nuk do tregojne sot si lexohet paligjshmeria e vendimit te Arta Markut , e cila dihet qe ka mbeshtetje politike. Por qe kjo e fundit nese do te ndikoje te anetaret e Klp atehere ata nuk jane te lire ne voten e tyre.
Por para se te shkojne tek vota le te shohim a do ta respektojne minimalen e standartit, qe eshte rendi i ditës #duagjyqesortepavarur