Silva Gunbardhi bën gjestin human!

Bamirësia nuk të varfëron, kjo është një nga shprehjet që gjen më së shumti kuptim edhe në radhët e artristëve në vendin tonë.

Shumë prej tyre nuk i bëjnë gjestet e baamirësisë publike, ndërsa këngëtarja e muzikës së lehtë, Silva Gunbardhi ka treguar dhe situatat e saj. Gjatë bisedës me moderatoren Roza Lati, Silva tregoi dy histori me fëmijë kur sapo ishte bërë nënë.

Silva Gunbardhi: Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit.

Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra.

Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb.

Loading...