Sarandë – Pla.goset me ar.më zj.arri bariu

Një bari në Piqeras të Sarandës është plagosur me armë zjarri. Level Hoxha 60 vjeç, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, prej vitesh banor në Piqeras, bari me bagëti të imta në këtë fshat, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah.

Pas ndihmës së parë për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën bluzat e bardha të Sarandës bënë transportimin e tij drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. Bariu 60 vjecar mësohet të ketë thënë se, “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë”.

Loading...