Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka humbur ditën e sotme babain e tij. Ky i fundit kishte pësuar një aksident automobilistik dhe prej disa ditësh ndodhej në koma. Fatkeqësisht ditën e sotme Gjon Bushpepa nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin e hidhur e bëri me dije një mik familjar i këngëtarit i cili e ka ngushëlluar familjen Bushpepa për ngjarjen e rëndë.
“SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjarët për ndarjen nga jeta të babait te tij!… Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.
Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektore në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë. Ceremonia mortore në RRËSHEN. Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!”- shkruan gazetari Gjergj Marku në rrjetet sociale.