TË RINJTË PËR ISMAIL QEMALIN…
_ për nga mesazhet e përcjella, me siguri, më me efekt se ndonjë akademi-
Këngë, Valle, Recitime e Interpretime nga nxënës të shkollave të mesme të qytetit sot në Pallatin e Kulturës ” Labëria” të Vlorës.
Të gjitha kushtuar jetës dhe veprës, figurës së ndritur të babait të Kombit, Ismail Qemali, në kuadrin e 100 vjetorit të vdekjes.
Inkuadruar në axhendën e veprimtarive të Bashkisë, ky aktivitet, u realizua përmes bashkëpunimit të QKAV, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe DAR, Vlorë.
Një veprimtari mbresëlënëse e për tu marrë shembull ku nxënësit jo vetëm deklamuan krijimtari nga autorët vlonjatë kushtuar Ismail Qemalit por edhe kënduan polifoni, këngë të kënduara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.
Do të veçoja këngët polifonike : “Prapa më vjen historia” e “Në Vlorë foli Prefekti”, kënduar respektivisht nga nxënësit e shkollave ” Ali Demi” e ” Pavarësia”./Sejmen Gjokoli