Donika Prela, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të përballet sot me Vettingun. Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002 si dhe ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit më shumë se 15 vite. Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
(BalkanWeb)
Loading...