Aurela Gaçe gdhend përgjithmonë në trup emrat e dy vajzave të saj (Foto)

Aurela Gaçe është nëne e dy fëmijëve dhe kjo është lumturia e saj më e madhe. Këngëtarja e njohur shqiptare ka dy vajza Grace dhe Abigail të cilat e mbushin me me dashuri çdo ditë të Aurelës.

Për t’i pasur përherë me vete dy vajzat e saj, Aurela ka vendosur të gdhendë përgjithmonë në trup emrat e tyre. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke bërë tatuazh në pjesën e parakrahut emrat e vogëlusheve.

Në lëkurën e së ëmës, Grace, vajza 7-vjeçare e Aurelës, ka shënuar emrin e saj dhe atë të së motrës, Abigail. Pas shkrimit të saj, është bërë edhe tatuazhi që Aurela do ta mbajë gjithmonë në parakrah.

(BalkanWeb)

 

Loading...