Punime në rrjetin, OST njofton për ndërprerje të energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) bën të ditur se, ka nisur punimet rehabilituese të linjës energjetike Shkopet – Laç 1 dhe në datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00 do të stakojë dhe tokëzojë linjën Shkopet – Laç 1, linja të Fidrit Milot në N/Stacionin Laç 2 dhe linjat: Laç 2 – Ulëz dhe Laç 2– Lezhë.

“Për shkak të veprimeve operative në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbetet pa energji elektrike disa zona në rrethin e Kurbinit më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00 dhe në rrethin Shkodër dhe Lezhë më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 rreth 5 min pa energji”, citon njoftimi i OST.

OST sh.a njofton gjithashtu se për shkak të këtyre punimeve në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbeten pa energji elektrike disa zona edhe në rrethin e Kurbinit më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00.

Pa energji mbetet N/stacioni Lac 2, Hec Hurdhas. Numuri i konsumatoreve qe mbeten pa energji: 5274 Abonente.

Zonat qe mbeten pa energji ne rrethin Kurbin / Fashtrat Dilknisht, Leftere, Selite, Vinjolle, Daul, Skuraj, Gernac, Gallate, Qyteti Laç, Lagjia 6, Bashkia, Komisarjati, Fshatrat: Milot, Mali Bardhe, Shete,Skur aj, Mal Milot, Ujsjellesi Milot, Gjykata, Prokurori, lagjia 4, Spitali, Prefektura, Shullaz Koder, Fushe Shullaze, Fushe Milot, Alba shpk./atsh/

Loading...