AKSIONI
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det.
Të njëjtat burime sqaruan se Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Ndërkohë, Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndërsa trafikantët u detyruan që të futeshin në grykëderdhjen e lumit.
Këta të fundit arritën të braktisnin mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, duke u larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre. Ndërkohë, blutë sekuestruan 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.
Aktualisht policia po vijon kërkimet për kapjen e trafikantëve të drogës.
(BalkanWeb)