Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Arrestohet Chris Brown në Paris për përdhunim

Këngëtari Chris Brown është arrestuar në Paris për përdhunim. “Daily Mail” shkruan se ka qenë një 24 vjeçare, ajo që e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez. Dy zyrtarë të policisë u shprehen se Brown dhe dy persona të tjerë po ruhen në Paris, pak pas padisë.

Brown u ndalua të hënën dhe vazhdon të jetë akoma në paraburgim, ndërkohë policia po studion rastin. Redaktori i revistës “Closer” raporton se gruaja e akuzon Brown që e ka përdhunuar në hotelin “Mandarin Oriental”.

Brown ka patur vazhdimisht probleme ligjore që pas sulmit në vitin 2009, ndaj ish-të dashurës Rihanna në SHBA.

(BalkanWeb)

Loading...