Bukuria shqiptare “rrëmben” kurorën e “Miss New York USA”(foto)

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e kompeticionit të përvitshëm “Miss New York USA”, por ky edicion ishte më special pasi fituese është zgjedhur një shqiptare.
Florinda Kajtazi është vajza që arriti të rrëmbejë kurorën e Miss-it, madje mori dhe një tjetër çmim, atë të “Miss Fotozhenia”.

 Ky kompeticion zgjedh më të bukurën e New York-ut dhe fituesja e përfaqëson këtë shtet në “Miss USA”, që është dhe organizimi më i rëndësishëm i këtij lloji në SHBA.
Për herë të parë në 2019, edhe publiku ka votuar për të fituesen potenciale, së bashku me anëtarët e jurisë, dhe Florinda mesa duket ka qenë e preferuara e tyre. Ndërkohë bukuroshja shqiptare siç shihet dhe nga postimet në Instagram është shumë e lumtur për këtë triumf dhe që tani është duke ëndërruar për kompeticionin e madh të bukurisë:
Pak informacion për Florindën, për ju që nuk e njihni. Ajo është 27 vjeç, me origjinë shqiptare, më saktësisht nga Kosova dhe jeton në Yonkers të New York. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese dhe pse jo fitore në “Miss USA”! /Blitz

Loading...