Dyshohet se në pjesën e pasme të makinës përpara se të di.gjte dy trupat e tyre, gruaja është futur në marketin e një karburanti dhe u ka blerë çokollata.
Më pas ajo i ka çuar vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe u ka hedhur benzinë duke u v.ënë flakën, raporton Metro.
Duke pasur fr.ikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve gruaja ka marrë dhe ujë me vete për ta shuar zjarrin.
Një banor i zonës ka thënë se në fillim zjarrfikëset menduan se ku.fomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin fëmijë.
Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen mak.abre, thanë se trupat e fëmijëve janë mb.ytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë dj.egur.
Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë thënë se trupat e vogëlushëve ishin dëmtuar tme.rrësisht shumë dhe ka qenë e vështirë për të identifikuar gjininë e tyre.
27-vjeçarja ka thënë se ka qenë e pamundur që të rriste dy fëmijët e saj, pasi nuk kishte para të mjaftueshme.
Në fillim kam jetuar me burrin, por më pas jam divorcuar dhe e kisha shumë të vështirë për ti rritur fëmijët.”
Ndërsa nëna e saj, Natalia Testenkova teksa ka folur për aktin mos.truoz të vajzës së saj ka thënë se nuk është e mundur që vajza e saj të kryente këtë veprim.
Ne nuk e besojmë këtë. Ajo është nënë e dashur. Si mund të vr.iste fëmijët e saj? Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne nuk besojmë se këta janë fëmijët e saj që u gjetën të dj.egur.”
Dy javë para se të kryente vr.asjen, Karimova në një kartolinë të publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, ka shkruar:
Ti je shpirti im, je arsyeja për të cilën jetoj, ti je kopja ime.”