Rama betohet tek Meta

Pas votimit ne parlament, Kryeministri Edi Rama u betua mbrëmjen e kësaj të marte pranë Presidentit Meta, duke marrë kështu zyrtarisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, për të cilën u votua një ditë më parë në Parlament.

Ndryshe nga sa ndodhi me ministrat e rinj të Qeverisë, kjo ceremoni ishte mjaft e shkurtër dhe jo mediatike.
Rama hyri në selinë e Presidencës rreth orës 19:00 dhe doli 10 minuta më pas, gjë që la të kuptohet se takimi ka qenë strikt në aspektin formal dhe protokollar, por asgjë më shumë sesa kaq.

Rama e mori vet drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi Presidenti Meta refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt, gjë që solli edhe një përplasje institucionale mes tyre, arsye për të cilën kryeministri ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Loading...