Kur të vijë fundi i botës këtu do të struken milioneret qe do shpetojne koken (Foto)

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku një përqindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut të SHBA-ve.

Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me ‘zombie’ e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250-tonëshe.

Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total. U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione.

“Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh. Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.

Kompania ofron edhe staf që do të sigurojë mirëmbajtje e përkujdesje të tjera.Disa prej bunkerëve do të kthehen në shkolla, kisha, dyqane e klinika. Bunkerët jepen edhe me qira. Për kontrata 100-vjeçare e merrni me nga 1000 dollarë viti, përfshi mobilimin.

“Vivos Group” pranon para-porositje dhe shëtitje demonstrimi në të gjithë territorin e këtij komuniteti. Për disa njerëz, të qenit të sigurt e për ta bërë gjumin të qetë që tani, është diçka që nuk ka çmim.

Loading...