Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme.
Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve.
Receta e Bonboneve
Përbërësit:
2 gota qumësht
2 gota sheqer
20 gr gjalpë
1 lugë çaji me kafe ose kakao (sipas preferencës mund të mos i përdorni në mënyrë që bonbonet të jenë bardha)
Përgatitja:
Hedhim qumështin një një tenxhere të vogël, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin.
I trazojmë duke i lënë fillimisht në nxehtësi të lartë.
Më pas shtojmë edhe kafenë apo kakon, kjo sipas preferencës nëse dëshirojmë që bonbonet të marrin pak ngjyrë.
I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.
E ulim pak nxehtësinë, por jo deri në fund në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë.
Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek shtrydhësja e limonit për t’u dhënë formë një e nga një./AgroWeb.org