Xhaxhai i Anxhelinës: Nuk e ndalonim të shkonte, por ajo s’e donte nënën

Vëllai i Aleko Petros ose Bardhyl Gurit që vrau në ditët e para të janarit vajzën e tij 28-vjeçare Anxhelinën, ka reaguar me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Ai ka mohuar se familja e të atit e ndalonte Anxhelinën të takonte nënën për vite me radhë, ndërsa tha se krimi është i dënueshëm. Nga ana tjetër, Gazi Guri, deklaroi se vëllai i tij ka qenë një njeri i pastër dhe i ndershëm dhe se i ka dhënë gjithçka Anxhelinës.

“Në lidhje me ngjarjen, im vëlla ka qenë një njeri i pastër dhe i ndershëm. Edhe ne jemi tronditur shumë. Çupën nuk e kemi ndaluar ne. Çupa nuk e donte të ëmën. Ky është një krim makabër. Nuk e dimë pse e bëri. Çupa ka një vit që është ndarë nga im vëlla”, tha xhaxhai i Anxhelinës.

I pyetur nëse ata ishin në dijeni që mbesa ishte e lidhur me një shtetas afgan, ai tha se nuk e dinin pasi as vëllai dhe as mbesa nuk iu kishin thënë gjë.
“Nuk dija gjë. Ne kemi folur gjithmonë, nuk na ka thënë. Në datën 1 janar kemi folur me vëllain si gjithmonë. Na tha jam mirë, do bëj bakllava. Nuk e ka dashur nëna sa e duam ne. Çdo njeri nuk e pranon një gjë të tillë që ka ndodhur”, tha xhaxhai i viktimës.

(BalkanWeb)

Loading...