Kryemadhi – E vetmja rrugë për të hapur negociatat dhe integrimi në BE është rrëzimi i klikës kriminale.

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI në Kamëz, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të revoltohen kundër kësaj qeverie kriminale që kërkon të instalojë diktaturën në vend.
Kryemadhi tha se sot ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët të rrëzojnë këtë sistem të kalbur që rrit çdo ditë e më shumë varfërinë.
Ajo tha se e vetmja rrugë për të hapur negociatat dhe integrimi në BE është rrëzimi i klikës kriminale.

‘Le të fillojë nga kjo Bashki dhe kjo sallë për të sensibilizuar, të rinjtë, studentët, prindërit për tu revoltuar dhe përmbysur këtë regjim që grabit çdo ditë e më shumë shqiptarët. Sot ne kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrëzuar këtë sistem që burgos të varfrit dhe pasuron të pasurit që grabisin paratë e të varfërve, këtë sistem që po e kthen vendin në diktaturën e krimit dhe të drohgës. Prandaj ne nuk do të ndalemi asnjë minutë dhe asnjë sekondë, në çdo qytet të Shqipërisë për tu ngritur kundër këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët të varfër. Sot më shumë se kurrë kemi të gjithë një mision, 97 përqind e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të BE. Por që të bëhemi anëtarë të BE duhet të bëjmë një proces shumë të rëndësishëm, që është hapja e negociatave. Nëse negociatat nuk hapen në qershor këtu nuk është më kush është fajtori dhe kush problemi, këtu humbet e ardhmja e shqiptarëve. Fajtori është Edi Rama për mos hapjen e negociatave. Vetëm largimi i këtij njeriu i hap rrugën Shqipërisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto negociata janë jetike për shqiptarët. Prandaj hapja e negociatave kërkon shqiptarë në shesh për të përmbysur këtë klikë kriminale dhe për ta kthyer vendin aty ku duhet të jetë anëtare e BE. Më europianë se shqiptarët nuk janë të tjetër. Të ardhmen tonë nuk e merr njeri’, deklaroi Kryemadhi.

Loading...