U mbaj sot pasdite në sallën Rilindja të Universitetit “Ismail Qemali” Konferenca shkencore, “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko-shoqërore në fillim të shek.XX dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, organizuar nga Bashkia e Vlorës në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanalogjike-Tiranë dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Fjalën e mirëseardhjes e ka mbajtur Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Dritan Leli, nënë kujdesin e vecantë të të cilit u zhvillua kjo konferencë.
Përshëndeti konferencën edhe Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Prof. Dr. Roland Zisi.
Ka përshëndetur Konferencën edhe nipi i Ismail Qemalit zoti Nedin Vlora ardhur posacërisht nga Italia.
Kumtesën e Profesor Rexhep Qoses e ka lexuar zonja Irena Toci, në mungësë të Profesorit, i cili për arsye shëndetësore kishte anuluar udhëtimin drejtë Vlorës.
Pastaj konferenca ka vazhduar punimet ku kanë referuar Prof. Dr.Paskal Milo, Prof. Dr. Marenglen Verli, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Kaliopi Naska, Prof. asoc. Dr. Ledia Dushku, Dr. Dorian Koci dhe Prof. Dr. Hysen Matoshi.
Referuesit sollën në vëmendje rolin e madh të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë sonë kombëtare dhe aktivitetin e Qeverisë së Vlorës për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.