“Të ka lali shpirt” kënga e Silva Gunbardhit arrin 444 milionë

Kënga “Të ka lali shpirt” të sjell mënjeherë në mendje Silva Gunbardhi dhe Dafin pasi është suksesi më i madh i karrierës së tyre. Ky projekt muzikor ka arritur 444 milionë klikime në Youtube.

Gjatë intervistës në emisionin “Why Not” në Ora News, Silva tregoi nëse janë të blera apo jo.

Silva Gunbardhi: Kur bëri 8 milionë në pak ditë, mu turrën gjithë gazetarët, Silva Gunbardhi ka blerë klikime. Se ku ti gjeja unë gjithë ato lekë të blija klikime nuk e di, por e dinë ata. E panë pastaj me kalimin e kohës që gabuan se shumë herë kanë gabuar duke shpifur për mua.

Nuk ka problem, unë kam fituar imunitet. Nuk kam blerë asnjë klikim. Jo vetëm tek “Të ka lali shpirt”, por tek asnjë këngë se nuk ia vlen. Janë këngë me shumë klikime që nuk kanë arritur të dëgjohen dhe nuk kanë audiencë. Kur një këngë nuk ka audiencë, ci do klikimet.

Loading...