Pranë varrit të tij monumental u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga Kryetari i Parlamentit Shqiptar zoti Gramoz Ruçi, nga Ministrja e Kulturës zonja Elva Margariti, nga Kryetari i Bashkisë Vlorë zoti Dritan Leli, nga Prefekti i Qarkut zoti Flamur Mamaj, nga Kryetari i Qarkut zoti Ervis Moçka, nga nipi i Ismail Qemalit zoti Nedin Vlora, nga Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, nga Konsulli i Nderit të Austrisë në Vlorë zoti Arben Malaj, nga deputetët e Vlorës zoti Edmond Leka, zoti Vullnet Sina, nga zonja Valentina Leskaj, ish deputetet e Vlorës, nga Rektori i Universitetit Ismail Qemali Prof. Roland Zisi, etj.
Pas vendosjes së kurorave dhe homazheve nënë ekzekutimin e bandës frymore të qytetit, të pranishmit i ka përshëndetur Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Dritan Leli dhe në emër të Kryeministrit Rama Ministrja e Kulturës zonja Elva Margariti, të cilët vlerësuan lartë figurën madhore të Ismail Qemal Vlorës dhe aktin e tij emblematik të shpalljes së Pavarësisë.
Më pas banorë të qytetit të Vlorës, veteran dhe nxënës të shkollave kanë vendosur buqeta me lule pranë varrit të Ismail Qemalit dhe Monumentit të Pavarësisë Kombëtare.