Avonët e NATO-s kanë fluturuar ditën e sotme mbi qiellin e Tiranës, duke dhuruar një spektakël të vërtetë, por edhe duke i përcjellë një mesazh të fortë politikës shqiptare. Në fluturimin demonstrativ u përfshinë 5 avionë të NATO-s, ndërsa u hodhën dhe themelet e ngritjes së bazës ushtarake në Kuçovë.
Fluturimet e avionëve u realizuan në përfundim të pritjes me truprojë nderi të komandatit të NATO-s, gjeneral Tod Wolters, i cili zyrtarizoi dhe lajmin për nisjen e punës për bazën e Kuçovës.
Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë do të jetë e para në Ballkanin Perëndimor. Ky është një mesazh i fortë që NATO dhe e gjithë BE i përcjell Rusisë dhe Serbisë, si dhe politikanëve shqiptarë të lidhur me këta vende.
Siç dihet, disa politikanë të lartë shqiptarë po tentojnë të destabilizojnë Shqipërinë, teksa janë me sytë nga Rusia dhe kanë lidhje të ngushta me rusët. Dy politikanët kryesorë të lidhur me rusët janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta, të cilët veprojnë në fshehtësi kundër interesave kombëtare dhe kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zyrtarët e lartë të NATO dhe BE i kanë përçuar shpeshherë mesazhe të tërthorta politikës shqiptare, që të shkëputet nga politikat ruse, pasi dëmton integrimin e vendit. Ndërkohë, mesazhi i sotëm është një goditje e drejtpërdrejtë që i bëhet Berishës, Metës dhe gjithë ‘bandës’ politike të lidhur me rusët dhe serbët, por njëherësh është një goditje edhe për këta të fundit, që iu kërkohet largimi nga Shqipëria.
Zbarkimi i bazës ushtarake të NATO-s në Shqipëri do të zmbrapsë të gjitha politikat e spiunëve rusë dhe serbë në vendin tonë, si dhe do të zhbëjë lidhjet e tyre me politikanët shqiptarë.