Gjenerali i NATO-s tregon arsyet: Ja përse zgjodhëm bazën ajrore të Kuçovës

Në konferencë për shtyp së bashku me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë ishte edhe gjenerali i NATO-s, Tod Wolters. Në fjalën e tij, ai vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO duke u shprehur i emocionuar për bashkëpunime të mëparëshme.

Zonja ministre, është nder të jem në praninë tuaj. Jemi të emocionuar që t’ju kemi ju partnerë në NATO. 10 vjet më parë kombi juaj u bë pjesë e aleancës. Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës. Forcat e armatosura shqiptare i japin një investim të fuqishëm NATO-s. Paqja që transmetoni ju është e mrekullueshmë për aleancën. Privilegj absolut që avionët e NATO-s të nderonin përkushtimin tuaj. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin me ju,” – u shpreh gjenerali i NATO-s.

Loading...