Kombinimi perfekt i vezëve me sallam vjen në këtë recetë shumë të veçantë dhe të shijshme. Njihuni me mënyrën e përgatitjes së saj.
Përbërësit
1 kg sallam
240 gr brumë (i gatshëm)
8 vezë
2 gota uji djathë Mocarela
2 gota uji djathë Cheddar
1 lugë çaji rigon
vaj
Përgatitja
1
Prejeni sallamin në copa mesatare dhe shtojeni në një tigan me pak vaj.
2
Vendoseni në zjarr dhe gatuajini për disa minuta në temperaturë mesatare, derisa të arrin një ngjyrë të lehtë kafe. Largojini më pas nga zjarri dhe lërini mënjanë.
3
Ndërkohë, ndiizni furrën në temperaturën 170 gradë Celcius dhe lyeni me pak yndyrë enën për pjekje.
4
Shtroni në të brumin duke e hapur mirë në të gjithë sipërfaqen e enës.
5
Hidhni mbi të sallamin e përgatitur më parë.
6
Në një tas të madh shtoni vezët dhe i rrihni për disa minuta, dhe më pas hidhni në të djathin mocarela dhe atë çedar.
7
Rregullojini edhe me pak rigon, përziejini mirë dhe hidhini mbi sallam.
8
Vendosini në furrë të piqet për rreth 30 minuta.
Ju bëftë mirë