Policia italiane ka zbuluar një krim makabër pak ditë më parë ku një person është gjetur i murosur në provincën e Senagos në Milano të Italisë.
Trupi i përkiste shqiptarit Astrit Lamajt, i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.
Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.
“Lamaj ishte njeri i qete dhe pa probleme. Prej shume vitesh nuk e kemi takuar, pasi jetonte ne Itali me gruan dhe djalin”- thonë fqinjët.
Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.
Loading...