Haradinaj: Ismail Qemaili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemailit, tha se sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, i cili u la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme.

“Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë”, u shpreh ai./KosovaPress/

Loading...