Vlorë – Plagoset një i ri(emri)

Një person raportohet se është plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Vlorë. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin me iniciale B.B i, i cili ka marrë një plagë në këmbën e djathtë.

Mësohet se 18-vjeçari ka mbetur i plagosur pas një sherri me disa të rinj, për arsye banale. I riu është dërguar në spitalin e Vlorës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, autoritetet po hetojnë për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve.

Loading...