Dy shqiptarë kapen me 52 kg drogë në Kosovë.

Dy shqiptarë dhe një serb janë arrestuar mbrëmë në Kosovë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me makinë 52 kg marijuanë. Arrestimi i tyre është kryer në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Aksioni i policisë së Kosovës ka nisur pas një hetimi disamujor, ndërsa për pos drogës, u sekuestruan edhe dy makina, para, si dhe katër telefona celularë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh) Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Droga 2
Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur. Policia gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar:
Dy (2) vetura,
Katër (4) telefona celular,
Dy mijë (2000) euro para kesh dhe
Mbi 52 kg marijuanë”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Loading...