Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peqin ku raportohet se pas një sherri brenda familjes për motive të dobëta, babi ka qëlluar me thikë djalin duke e lënë të plagosur
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, njofton policia
Loading...