E ftuar së fundmi në emisionin “Soiree”, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, ka rrëfyer pse i ka reduktuar daljet në ekran dhe pse është tërhequr nga mediat kohët e fundit.
Ajo ka treguar se një ndër arsyet që e ka shtyrë të marrë këtë vendim është mosha.
“Padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat. Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr. Nuk është se kam ndonjë kompleks, por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë.”- është shprehur këngëtarja para kamerës.
Loading...