NASA publikun foto mahnitëse nga galaksitë fqinje

Fizikisht njerëzimit me teknologjinë aktuale i duhen miliona e miliona vite që të shkëputet nga galaksia e vet dhe të udhëtojë drejt galaksive fqinje.

Megjithatë, po falë teknologjisë këto galaksi janë vetëm një shkrepje larg. NASA publikoi fotot më të pastra e njëkohësisht mahnitëse të përfituara falë punës së teleskopit Hubble.
Imazhet janë pjesë e një projekti të quajtur “LEGUS”, akronim për “Legaxy ExtraGalactic UV Survey” me të cilin studiuesit e agjencisë hapësinore ndërkombëtare po punojnë prej vitesh.

Projekti synon ndërtimin e një atlasi gjigant me imazhe me ngjyra, që do të shërbejë për kuptimin dhe ndërtimin e hartave më të sakta për atë pjesë të universit që njeriu është në gjendje të shohë deri më tani, e që falë teknologjisë nuk është i vogël.

Rrezet ultravjollcë mundësojnë që në imazhet e shkrepura të fiksohen edhe yjet më të rinj e në formim e sipër, drita e të i cilëve është tepër e zbehtë për t’u kapur me metodat tradicionale. /atsh

Loading...