Policia e Barit arrestoi një shqiptar 43 vjeç, me inicialet K. M. Ai u prangos sapo ai kishte zbritur në port bashkë me nënën e tij.
Siç njoftojnë mediat italiane, ai kërkohej që prej gushtit të vitit të kaluar nga drejtësia e një gjykate pranë Napolit, pasi bashkëshortja e tij italiane e kishte denoncuar për dhunë, në prani të vajzës 9 vjeçe.
Përpos kësaj akuze, shtetasja italiane u ka shpjeguar specialistëve, se 43-vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte bashkë me 2 shqiptarë të tjerë.
Loading...