Një 43-vjeçar shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për përdh.unim është arr.estuar në portin e Barit. Shqiptari kishte tentuar të përdh.unonte bashkëshorten e tij, së bashku me 2 shqiptarë të tjerë
Burri, i cili vinte nga Durrësi, në Shqipëri, mbërriti në portin e Barit së bashku me nënën e tij, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari me iniciale K.M ishte në kërkim që prej gushtit të vitit të kaluar nga drejtësia e një gjykate pranë Napolit, pasi bashkëshortja e tij italiane e kishte denoncuar për dh.unë, në prani të vajzës 9 vjeçe.
Por jo vetëm kaq, shtetësja italiane ka deklaruar në polici se 43-vjeçari kishte tentuar ta përdh.unonte bashkë me 2 shqiptarë të tjerë.
Loading...