Minatorët vetëm disa centimetra larg Julenit

Sot është dita e 12 që e gjithë Spanja ka ngrirë për të marrë vesh lajmin për Julenin dy vjeçar që ra në një pus dhe akoma nuk dihet nëse është gjallë apo jo, edhe pse shpresa mbetet vetëm tek ndonjë mrekulli e zotit.

Sot minatorët kanë bërë me dije se janë vetëm 65 centimetra larg vendit ku mendohet se është fëmija.

Ata kanë filluar gërmimet që mbrëmë të cilat kanë qenë 3.8 metra.

Loading...