Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Granicë në qytetin e Gjirokastrës.
Mësohet se tritoli është vendosur në garazhin e një banese trekatëshe.
Burime bëjnë të ditur se banesa është në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, ndërkohë që janë thyer xhama dhe janë dëmtuar dhe banesat ngjitur. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Loading...