Të dy, rezidentë në Castiglione delle Stiviere (Mantova)-mbajnë mbi shpatulla vite të tëra bastisjesh në gjithë Italinë e Veriut. Megjithatë, në çdo gjyq ata janë liruar rregullisht sepse gjyqtari nuk është në gjendje të përcaktojë se kush prej tyre ka kryer krimin.
Të dy 34-vjeçarët me origjinë shqiptare janë në fakt identikë në fizik dhe gjithashtu në trashëgiminë gjenetike.
ADN-ja e fituar në vendet e krimit nuk është përdorur kurrë për t’i kapur ata, sepse ajo e dy binjakëve homozigotë është identike: i dallojnë vetëm karakteristika shumë të lehta që duhet të identifikohen me analiza të thella dhe të vështira për t’u arritur.
Javën e kaluar, në të fundit gjyq që i panë ata protagonistë në Verona, historia u përsërit: lirim për moskryerjen e faktit. Kush do ketë qenë këtë herë: Eduardi apo Edmondi? Madje edhe shenjat e gishtave – megjithëse të ndryshme – nuk kanë mundur ta vërtetojnë: atë gjithmonë përdorin doreza.
Asnjë gjykatë nuk ka mundur t’i dënojë pasi karakteristika e tyre kryesore, ajo e të qenit dy pika uji, i pamundëson gjithkujt t’i dënojë. Binjakët Trushi, shkruajnë mediat italiane, veprojnë në sinergji, duke i shpëtuar edhe Risit, siç raporton nga La Repubblica.
Ata të dy nisën të bëheshin të famshëm katër vite më parë në Friuli. Në fshatrat e Porcias, në provincën e Udines, një Mercedes- A Class lëviz me shpejtësi maksimale e ndjekur nga një tufë karabinierësh. Para se të kapej, shoferi braktis makinën dhe arratiset më këmbë.
Nga analiza e hetuesve në makinë del ADN-ja e Eduardit, në atë kohë rreth 30 vjeç. I thirrur para gjyqtarit, ai paraqitet me vëllain e tij Edmondin. Rezultati: i liruar.
Vetëm në vitin 2015, dy vëllezërit e padallueshëm, që nga prerja e flokëve deri te tatuazhet në krahë, u akuzuan nga prokuroria e Cuneos për njëqind vjedhje midis Piemontes dhe Venecias.
Vlera totale e aseteve të konfiskuara (domethënë të vjedhura) sillet rreth 300 mijë eurove, nga të cilat 24 mijë euro cash, 5 Rolex, diamante dhe bizhuteri. Vjedhjet dhe plaçkitjet, këto janë specialitetet e tyre. Nga Mantova në Firence, nga Treviso në Gorizia, deri në Pesaro dhe Pisa, binjakët janë përqeshur me drejtësinë qindra herë.
Në Nogarole Roça, në Verona, episodi i fundit: një grabitje në shtëpi, gjatë natës. Pronari e dëgjon hajdutin dhe reagon.
Rezultati është një përleshje, në të cilën autori humbet kapelën e tij. Ris e analizon atë së bashku me disa gjurmë djerse dhe identifikon Eduardin. Ai paraqitet me Edmondin dhe gjykatësja Laura Donati i mbetet veç ta lirojë atë.
“Për të zbuluar ato dallime të veçanta në kodin gjenetik do të duheshin analiza veçanërisht komplekse me ndërhyrjen dhe bashkëpunimin e laboratorëve shumë të specializuar”, shpjegon një ekspert shkencor që citohet Repubblica.
(BalkanWeb)