FOKUS – Tre trende që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA këtë vit regjistruan shifra rekord të pjesëmarrjes në votim në orët e para, pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të përgjithshme të votuesve ndërsa financimi i fushatave ka arritur maja të reja.

A kanë ndonjë ndikim në rezultatin përfundimtar këto tre të dhëna?

Votimi i hershëm

Votimi në orët e para ka thyer të gjitha rekordet e mëparshme, me më shumë se 38 milionë persona që kanë votuar personalisht ose me postë elektronike.

Disa ekspertë shprehen se niveli i lartë i votuesve në orët e para është në avantazh të Demokratëve, sikurse tregojnë sondazhet e votimeve të mëparshme demokratët kanë tendencë të votojnë më herët.

Por kjo mund të pësojë kthesë gjatë ditës së votimit. Në vitin 2016, Hillary Clinton ishte në krye në orët e para por gjatë ditës, Donald Trump i bëri thirrje bazës së tij që të shkojë të votojë dhe tani është president.

Shpenzime rekord

Politika amerikanë është biznes i madh dhe jo vetëm për ekspertët apo kanalet televizive. Qendra për Politika të Përgjegjshme përllogarit se janë shpenzuar më shumë se 5,2 miliardë dollarë gjatë kësaj fushate, që janë një miliard dollarë më shumë se sa në çdo fushatë të mëparshme të zgjedhjeve të mesmandatit.

Shumë nga këto para vijnë nga të pasurit, që janë në gjendje të japin shumë të mëdha nëpërmjet PAC-ve. Por ka pasur edhe një rritje të donacioneve të vogla. Një trend ky i përqafuar nga disa kandidatë progresistë, si senatori demokrat Beto O’Rourke në Teksas, i cili ka larguar donatorët e mëdhenj dhe ka tërhequr donacionet në internet nga mbështetësit e thjeshtë.

Pjesëmarrje e lartë

Shifrat e pjesëmarrjes në orët e para të votimit dhe sondazhet mbi numrin e mundshëm të votuesve parashikojnë se pjesëmarrja këtë vit do të kalojë atë të mesmandatit të vitit 2014, ku pati një pjesëmarrje të ulët edhe për standardet amerikane.

Në përgjithësi, Amerika është në fund të listës së vendeve të zhvilluara për sa i përket pjesëmarrjes së votuesve, sipas të dhënave nga OECD-ja (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Sërish, kjo mund të favorizojë Demokratët në këto zgjedhje, por Republikanët mund të mobilizojnë bazën e tyre dhe të rrisin entuziazmin.

Me sa duket politikat përçarëse të Trump kanë shkaktuar një interes të ri në politikë dhe ka fshirë një farë niveli përtacie të së kaluarës.

Pavarësisht nëse personat e mbështesin apo janë kundër atij, ajo që është e sigurt, është se ai shkakton emocione të fuqishme në të dyja anët.
ATSH

Loading...